Dy persona ende të zhdukur pas zjarrit në një ndërtesë në qytetin zviceran – 9 të tjerë u lënduan, dy në gjendje të rëndë

Dy persona ende të zhdukur pas zjarrit në një ndërtesë në qytetin zviceran – 9 të tjerë u lënduan, dy në gjendje të rëndë

Fati i dy personave vazhdon të mbetet i panjohur pas zjarrit që shpërtheu gjatë natës në një ndërtesë në St. Gallen. Sipas njoftimit të Kantonspolizei St. Gallen, alarmi për zjarrin në rrugën Heiligkreuzstrasse është dhënë pak pas orës 03:30. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ndërtesa ishte përfshirë plotësisht nga flakët, ndërsa brenda ndodheshin gjithsej 19 banorë. Disa prej tyre arritën të dalin vetë nga ndërtesa që digjej, ndërsa të tjerë u ndihmuan nga ekipet e shpëtimit. Si pasojë e zjarrit, nëntë persona u lënduan. Shtatë prej tyre pësuan lëndime të lehta, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre u transportua me helikopter për trajtim në Universitätsspital Zürich, pasi kishte djegie të rënda, ndërsa personi tjetër ka pësuar helmim...