“Miss Shqipëria” tur në Kastoria, vajzat konkurrente njihen më nga afër me traditën dhe kulturën e zonës
Dita e dytë e qëndrimit të delegacionit të Miss Shqipëria në Kastoria u zhvillua mes historisë, kulturës dhe mikpritjes së ngrohtë greke. Udhëtimi nisi në qytetin e vjetër të Kastorias, një nga zonat më të njohura historike dhe piktoreske të rajonit. E vendosur buzë liqenit, kjo lagje ruan ende atmosferën e shekujve të kaluar përmes rrugicave me kalldrëm, shtëpive tradicionale dhe monumenteve bizantine që dëshmojnë pasurinë e trashëgimisë së saj kulturore. Konkurrentet e Miss Shqipëria patën mundësinë të njihen më nga afër me historinë e qytetit. Vizita vijoi përgjatë shëtitores buzë liqenit, ku prania e vajzave tërhoqi vëmendjen e turistëve dhe banorëve vendas, të cilët i pritën me dashamirësi dhe mbështetje. Në sfondin e peizazhit të qetë liqenor, mjelmat dhe vajzat krijuan një tablo të...
Burimi:
vizionplus.tv