“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë së PD, reagon Berisha: Tipa të stisur, mjerim i politikës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me thirrjet e protestuesve një ditë më parë para selisë së PD, duke akuzuar opozitën si të shitur. Sipas Berishës, protestuesit kanë të drejtë të hedhin çdo slogan, por theksoi se duhet bërë dallimi mes qytetarit të lirë dhe opozitarit të opozitës. Këta të fundit, kreu i PD i quajti mjerim të politikës. “Çdo protestues ka të drejtë të thotë ç’të dojë dhe askush nuk i ndërhyn. Nga protestuesi, qytetari i lirë dhe opozitarët e opozitës, këta të fundit janë shpërbetarë të qeverisë. Pra çdo qytetari i lirë në opozitë mund të thotë ç’të dojë, kurse tipat e stisur si opozitë e opozitës ata janë mjerim i politikës”, tha Berisha. Po ashtu, Berisha...
Burimi:
sot.com.al