Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, vendi i pyllëzuar ku mbeti i vrarë një polici dhe një tjetër u plagos
Një operacion për kapjen e një personi në kërkim në Maliq është kthyer në tragjedi për Policinë e Shtetit. Efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, 34 vjeç, mbeti i vrarë, ndërsa kolegu i tij, Edison Adri, 36 vjeç, u plagos rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri në fshatin Lozhan. Vizion Plus ka siguruar foto brenda stanit ku fshihej 43 vjecari Bracellar, person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 10 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas të dhënave paraprake, forcat e policisë kishin lokalizuar vendndodhjen e tij dhe kishin organizuar operacionin për arrestimin. Pas rrethimit të objektit, efektivët i kanë bërë thirrje Braçellarit të dorëzohej, por ai ka reaguar duke hapur zjarr në drejtim të uniformave blu. Nga të...
Burimi:
vizionplus.tv