Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 73-të nga Oscar Gloukh, i cili përfitoi nga një top i mbetur pas një aksioni të kuqezinjve dhe e dërgoi në rrjetë. Pas festimit të golit, futbollisti izraelit bëri me shenjë drejt tribunave për të heshtur dhe tregoi stemën e kombëtares së tij, veprim që solli reagimin e Elseid Hysajt. Mes lojtarëve të dy skuadrave pati përplasje në fushë, ndërsa arbitri ndëshkoi me karton të verdhë si Hysajn ashtu edhe Gloukh. Në stadium u dëgjuan gjithashtu thirrje nga tifozët në mbështetje të Palestinës. Më herët, Shqipëria krijoi disa raste të mira për shënim. Në minutën e 10-të, Anis...
Burimi:
sot.com.al