Presidenti Begaj pret homologun lituanez, Lituania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Lituanisë, GitanasNausėda. Kjo është vizita e parë zyrtare e një Presidenti lituanez në Shqipëri. Intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha zhvillimore, anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, çështjet e sigurisë në rajon dhe Evropë dhe forcimi i partneritetit si anëtarë në NATO ishin në fokus të takimit. Kreu i Shtetit riafirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis Shqipërisë dhe Lituanisë, të zhvilluara mbi bazën e besimit, solidaritetit dhe një vizioni të përbashkët Euroatlantik. Presidenti Begaj mori mbështetjen nga homologu i tij për avancimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në takim u konfirmua se një nga prioritetet e Presidencës lituaneze në 6-mujorin e parë të vitit 2027 është mbështetja e Shqipërisë dhe...
Burimi:
vizionplus.tv