Milan, takim Cardinale-Amorim. Dilema Leao ndryshon merkaton, Tomori dhe Fofana në pikëpyetje

Milan, takim Cardinale-Amorim. Dilema Leao ndryshon merkaton, Tomori dhe Fofana në pikëpyetje

10 Gusht 2026 10:14 Alfred Lleshi Pas turneut në Australi dhe Indonezi, për Milanin ka ardhur koha e vendimeve. Në ditët e ardhshme trajneri Ruben Amorim do të takohet me pronarin Gerry Cardinale për të bërë bilancin e merkatos. Çështja kryesore është Rafa Leao. E ardhmja e tij mbetet e paqartë dhe largimi mund të zhbllokojë merkaton kuqezi. Milani vazhdon ta konsiderojë të shitshëm dhe kërkon të paktën 50 milionë euro nga Galatasaray për transferimin përfundimtar. Këto para do të shtoheshin në buxhetin për afrimet. Amorim nuk dëshiron të kërkojë blerje të tjera, por synon një mbrojtës, një anësor dhe një trekuartist. Preferencat janë Goncalo Inacio i Sportingut dhe Dario Osorio i Midtjylland. Fillimisht duhet shkurtuar skuadra aktuale. Athekame shihet drejt Lyon-it në huazim, Odogu dhe...