Meghan Markle feston 45-vjetorin, surprizon ndjekësit me fotot nga festa e ditëlindjes
Meghan Markle ka nisur festimet për ditëlindjen e saj të 45-të duke ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga festa. Dukesha e Sussex-it festoi ditëlindjen të martën, më 4 gusht, dhe publikoi në llogarinë e saj personale në Instagram dy fotografi bardhë e zi. Në njërën prej fotove, Meghan shfaqet me kostum banje dhe syze dielli, duke u hedhur në një pishinë ndërsa mban në dorë një tufë balonash. Në foton tjetër shihet momenti pasi është futur në ujë, ndërsa njëra dorë vazhdon të mbajë lart balonat. Sipas një burimi pranë saj, fotot janë realizuar nga një mik gjatë një feste të hershme ditëlindjeje në Kaliforni. “Faleminderit për gjithë dashurinë për ditëlindjen!”, shkroi Meghan krahas fotove të publikuara në mëngjesin e ditëlindjes së saj....
Burimi:
vizionplus.tv