Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit
Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në zonën e fshatit Penkove, në Bashkinë Selenicë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në një pyll me pisha, ndërsa të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë pjesërisht edhe një varrezë automjetesh pranë zonës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera. Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa pritet një vlerësim i dëmeve dhe përcaktimi i shkakut të rënies së zjarrit.
Burimi:
argjiroja.net