No Image Available

“Më thanë se isha e pushtuar që fëmijë”, modelja bën rrëfimin e pazakontë, si iu nënshtrua ekzorcizmit për “dëbimin e shpirtërave”

Kaia Gerber ka bërë një rrëfim të pazakontë për fëmijërinë e saj, duke thënë se dikur iu nënshtrua një “ekzorcizmi”, pasi familja e saj besonte se ajo ishte “e pushtuar” ose “e përndjekur”. Modelja dhe aktorja 24-vjeçare foli për këtë histori gjatë një interviste në The Mitch Churi Chat Show. Gerber, vajza e supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, tregoi gjithashtu për përvojën e saj në sezonin e dhjetë të serialit horror American Horror Story. Ajo tha se nëna e saj i kishte dhënë ujë të shenjtë për ta marrë me vete në sheshxhirim, nga frika se mos “pushtohej” nga ndonjë entitet. “Më thanë se isha e pushtuar që fëmijë. Isha e përndjekur, gjithë jetën time”, tha Gerber gjatë intervistës. Kur u pyet nëse...