Meloni kapet “mat” gjatë pushimeve, hedhja spektakolare nga varka bën xhiron e rrjetit
Giorgia Meloni po shijon disa ditë pushimi në Sardenjë, larg angazhimeve politike, së bashku me vajzën e saj, Ginevra. Kryeministrja italiane është fotografuar gjatë një daljeje me varkë në ujërat e ishujve të La Maddalena-s, mes Caprera, Spargi dhe Budelli, ku ka shijuar detin dhe temperaturat e larta të gushtit. Pamjet e publikuara nga revista italiane Gente tregojnë Melonin teksa hidhet nga varka në ujërat e kaltra të Sardenjës. E veshur me një kostum banje të zi njëpjesësh dhe syze dielli, kryeministrja duket dukshëm larg atmosferës zyrtare. Gjatë ditës së pushimit, Meloni dhe vajza e saj kanë eksploruar ujërat dhe bukuritë natyrore të arkipelagut të La Maddalena-s. Ato kanë kaluar kohë në varkë, kanë bërë banjë, janë marrë me diell dhe kanë shijuar momente së...
Burimi:
vizionplus.tv