‘Me leje gjyqtar…’ Si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë! Vëllezërit Bushgjokaj grushta e shkelma Petrit Çakrrit
Gazetari Fatjon Gjinaj zbulon detaje nga përplasja fizike brenda kafazit të xhamtë sot në sallën e GJKKO-së. Mësohet se Kristi Bushgjoka është ngritur në këmbë brenda kafazit të qelqtë, duke i thënë gjakatës: Me leje gjyqtar. Gjyqtari ka menduar se Kristi do merrte fjalën por ai menjëherë i është drejtuar Petrit Çakrrit, duke e sulmuar me grushta, pas tij edhe dy vëllezërit e tjerë Fation dhe Aleksandër Bushgjoka. Tre vëllezërit kanë sulmuar njëkohësisht Çakrrin derisa është bërë i mundur neutralizimi nga shërbimet e sigurisë. Çakrri mësohet de gjatë procesit ka implikuar vëllezërit Bushgjoka në vrasjen e Renis Dobrës, teksa për veten nuk ka pranuar përgjegjësinë, që ka agravuar përplasjen. Mësohet se Çakrri është goditur me shkelma, grushta dhe ka marrë dëmtime fizike. Në momentin e sulmit...
Burimi:
syri.net