Mashtronte të huajt me programe studimi kundrejt pagesës, Prokuroria dërgon për gjykim 1 person

Mashtronte të huajt me programe studimi kundrejt pagesës, Prokuroria dërgon për gjykim 1 person

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin A.Th, pasi mashtronte të huajt duke përfituar pagesa për programe studimi jashtë shtetit pa i mundësuar ato. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se i pandehuri, në cilësinë e administratorit të një shoqërie tregtare që operonte në fushën e trajnimeve dhe ndërmjetësimit për studime jashtë vendit, ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa shtetas të huaj, duke përfituar shuma monetare në këmbim të premtimeve për shërbime që nuk janë realizuar sipas marrëveshjeve të lidhura. Po ashtu, Prokuroria sqaron se disa shtetas të huaj kanë kryer pagesa për procedura aplikimi dhe programe studimi, por pa marrë në këmbim shërbimet e premtuara nga A.Th., duke u shkaktuar atyre dëme pasurore. Njoftimi i plotë: Mashtronte të...