Pas një viti seancash, GJKKO frenon SPAK-un: Dosja e Beqajt kthehet për plotësim

Pas një viti seancash, GJKKO frenon SPAK-un: Dosja e Beqajt kthehet për plotësim

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC. GJKKO vendosi ta rikthejë pranë SPAK-ut, për plotësim hetimesh, dosjen ndaj ish-drejtorit të agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, si dhe ndaj të gjithë të akuzuarve të tjerë. Kështu, Prokurorja Elida Kaçkini ka afat deri më 30 tetor për të plotësuar hetimet e munguara.