Pyjet e Tërbunit prej katër ditësh nën pushtetin e flakëve, hektarë të tërë të shkrumbuar, banorët kërkojnë ndërhyrjen nga ajri!
Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë vijon të jetë nën pushtetin e flakëve për të katërtën ditë radhazi, ndërsa situata po përkeqësohet me shpejtësi për shkak të erës por edhe terrenit të vështirë për të operuar. Flakët kanë marrë një shtrirje të madhe në të gjithë perimetrin e masivit pyjor, të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta. Terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugëve kaluese kanë bërë të pamundur ndërhyrjen efikase të mjeteve zjarrfikëse nga toka, duke lënë efektivët dhe shërbimin pyjor të operojnë kryesisht me mjete rrethanore. Si pasojë e përhapjes së papenguar të zjarrit, sipërfaqe të tëra me pisha dhe bimësi të dendur janë shkrumbuar plotësisht. Për shkak të pamundësisë për ta izoluar vatrën nga toka, autoritetet vendore dhe...
Burimi:
javanews.al