Përplasja për huanë nga SHBA-ja, grupi parlamentar i PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Legjislacionit

Përplasja për huanë nga SHBA-ja, grupi parlamentar i PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Legjislacionit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar thirrjen urgjente të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së shqyrtimit, me procedurë të përshpejtuar, të marrëveshjes së huas me SHBA-në, brenda të njëjtës ditë dhe pa u shpërndarë paraprakisht deputetëve të pakicës teksti i marrëveshjes dhe relacioni shoqërues. “I nderuar z. Kryetar, Kjo kërkesë paraqitet për shkak të shqetësimeve serioze lidhur me respektimin e rregullave kushtetuese dhe procedurale që garantojnë ushtrimin efektiv të mandatit të deputetit dhe të funksionit ligjvënës të Kuvendit. Nga të dhënat e bëra publike rezulton se marrëveshja ka qenë në dispozicion të Këshillit të Ministrave prej disa javësh, ndërsa Kuvendit i është përcjellë vetëm pak ditë përpara përfundimit të sesionit parlamentar, duke u kërkuar shqyrtimi dhe miratimi i...