Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë, procedohen dhe 4 klientë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit veror, si dhe bazuar në hartëzimin e zonave me risk për ndotje akustike, kanë vijuar kontrollet dhe matjet në subjekte të hapura dhe të mbyllura që zhvillojnë aktivitete me muzikë, në Potam dhe Dhërmi. Gjatë kontrolleve, përveç subjekteve ku u kryen verifikime dhe matje dhe që rezultuan brenda kufijve të lejuar të zhurmës, u konstatua se në një beach bar në Potam gjenerohej muzikë në orën 00:30. Për këtë shkelje, në zbatim të ligjit “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, pronari i subjektit, shtetasi S. R., 37 vjeç, u ndëshkua me masë administrative prej 200 000 lekësh të rinj. Gjithashtu, në vijim...
Burimi:
sot.com.al