Qëlluan Ballën me vezë, Policia e narko shtetit ‘mësyn’ xhaminë e Namazgjasë për të kapur protestuesit! I prin shefi i kom. 1

Qëlluan Ballën me vezë, Policia e narko shtetit ‘mësyn’ xhaminë e Namazgjasë për të kapur protestuesit! I prin shefi i kom. 1

Policia e narkoshtetit vijon terrorin ndaj qytetarëve që protestojnë para parlamentit. Pasditen e sotme ata kanë ‘mësyrë’ xhaminë e Namazgjasë për të kërkuar protestuesit. Syri Tv sjell pamjet e momentit kur policia dhe vetë shefi i komisariatit nr 1 Ervin Hasrama ndodhen në ambientet e xhamisë. Ngjarja ndodh pasi disa protestues goditën  me vezë makinën e kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla i cili doli nga seanca parlamentare ku u PS votoi e vetme marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara. Në seancën e orës 15:00 marrëveshja u votua me 74 vota pro, zero kundër, zero abstenim. Ndërsa opozita vendosi të bojkotojë duke mos pranuar të bëhet pjesë e kësaj seance antikushtetuese.