Pastrimi i parave/ Raportimi i medieve belge: Emri i Edi Ramës përmendet në dosjen ‘Black Eagle’

Pastrimi i parave/ Raportimi i medieve belge: Emri i Edi Ramës përmendet në dosjen ‘Black Eagle’

Prokuroria e Posaçme ka organizuar një operacion para pak ditësh për të goditur dy grupe të trafikut të drogës që kanë pastruar shuma kolosale në ndërtime të shumta në vendin tonë. Ky operacion, i mbiquajtur nga mediat si operacioni ‘Black Eagle’, flet edhe për të ashtuquajturin takim i Arubës. Ditën e sotme, kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se prokurori Altin Dumani po fsheh elementë të kësaj dosje për të mbrojtur Edi Ramën. Berisha tha se në këtë dosje flitet për ‘Ramën e gjatë’, por tha se nuk dihet nëse bëhet fjalë për Edi Ramën apo Olsi Ramën. Megjithatë Berisha theksoi se në takimin e Arubës ka pasur përfaqësues qeveritarë dhe kjo çështje po mbahet në hije nga Prokuroria e Posaçme. Në fakt, një proces...