Dyshohet se u vra për hakmarrje/ U ekzekutua me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
Sigurohet foto e 45-vjeçarit Valter Lleshi, i cili u vra me breshëri plumbash brenda një automjetin e kompanisë ku ishte i punësuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç rreth orës 07:10 të mëngjesit sot. Një prej pistave që po hetohet është ajo e hakmarrjes pasi dyshohet se viktima të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen. Keli rezulton të ketë qenë i afërm i Armando Gjinit. Megjithatë, burime nga policia sqarojnë se deri më tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar dhe as i skeduar si i dyshuar për vrasjen e Anton Kelit.
Burimi:
sot.com.al