Tërhiqet Fatime Kryemadhi: S’e dua gjykimin e shkurtuar. S’kam bërë pastrim parash!
Fatime Kryemadhi, e ëma e ish-deputetes, Monika Kryemadhi, është tërhequr nga gjykimi i shkurtuar. Në seancën e sotme ndaj saj dhe të bashkëpandehurve, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, ka deklaruar se nuk e do gjyqin e shkurtuar. “S’e dua gjykimin e shkurtuar. S’kam bërë pastrim parash”. Fatime Kryemadhi dyshohet për përfshirje në pastrim parash, në kuadër të një hetimi më të gjerë që përfshin Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Sipas SPAK, ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në skemën e dyshuar të korrupsionit dhe transaksioneve të pajustifikuara financiare.
Burimi:
javanews.al