Dosja Meta-Kryemadhi, mamaja e Monikës në GJKKO: Nuk dua gjykim të shkurtuar, s’kam kryer pastrim parash

Dosja Meta-Kryemadhi, mamaja e Monikës në GJKKO: Nuk dua gjykim të shkurtuar, s’kam kryer pastrim parash

U zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore për tre nga të pandehurit e dosjes së Ilir Metës, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. fatime kryemadhi Nëna e ish deputetes së PL-së Monika Kryemadhi ka refuzuar gjykimin e shkurtuar, duke deklaruar se nuk ka kryer pastrim parash. “Nuk e dua gjykimin e shkurtuar. Nuk kam bërë pastrim parash”, tha ajo. Po ashtu, GJKKO rrëzoi kërkesën për shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, sot edhe SPAK pritej që të shpallte pretencën për këta tre të pandehur. Kujtojmë që çështja për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin është ndarë nga tre të tjerët, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Ish...