Libri për fëmijë, tre autorë mbështeten nga fondi i krijimtarisë letrare i vitit 2026

Libri për fëmijë, tre autorë mbështeten nga fondi i krijimtarisë letrare i vitit 2026

Tre fituesit e fondit të krijimtarisë letrare “Libri për fëmijë” 2026 u shpallën një ditë më parë gjatë një aktivitetit të zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Fondi “Libri për fëmijë”, një projekt që synon të nxisë autorët shqiptarë dhe të kontribuojë në pasurimin e letërsisë për lexuesit e vegjël, ku këtë vit nga juria u shpallën fitues autorët Teuta Toska, Xhahid Bushati dhe Adelina Mamaqi. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Arta Marku në fjalën e saj vlerësoi rëndësinë e këtij fondi, si një mundësi të çmuar për të mbështetur autorët që i kushtohen letërsisë për fëmijë. Sipas saj, përkrahja e kësaj krijimtarie është thelbësore për të nxitur shkrimin, botimin dhe afrimin e fëmijëve me librin, duke krijuar ura të...