Trashëgimia botërore në takimin e UNESCO-s, në fokus edhe pasuritë kulturore e natyrore të Shqipërisë

Trashëgimia botërore në takimin e UNESCO-s, në fokus edhe pasuritë kulturore e natyrore të Shqipërisë

Trashëgimia botërore, ruajtja dhe menaxhimi i saj ishin në qendër të Sesionit të 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i zhvilluar në Busan të Republikës së Koresë. Në këtë forum global, ku morën pjesë mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 Shtete Palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore, u diskutuan politikat dhe masat për mbrojtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme. Në këtë sesion, Shqipëria u përfaqësua në takimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku u trajtuan çështje që lidhen me mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë botërore. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se gjatë punimeve të Komitetit, delegacioni shqiptar prezantoi progresin e arritur në mbrojtjen dhe menaxhimin e pasurive të Trashëgimisë Botërore...