Arti që rrëfen qytetin, “Qyteti i dehur” sjell një cikël pastelesh të frymëzuar nga kujtesa, traditat dhe jeta…
Nga Julia VRAPI Kujtesën, traditat dhe shpirtin e një qyteti të sjellë përmes ngjyrave të pasteleve i përcjell ekspozita “Qyteti i dehur”. Përmes punimeve në pastel, artisti Anastas Kostandini sjell një udhëtim artistik në atmosferën, historitë dhe identitetin e Pogradecit, një qytet që prej vitesh mbetet burim frymëzimi për krijimtarinë e tij në artin pamor. Ekspozita “Qyteti i dehur” prezanton këtë herë një pjesë të krijimtarisë së piktorit të njohur dhe vjen si një tjetër dëshmi e rrugëtimit të tij të gjatë në artin pamor. Ekspozita me një cikël pastelesh u çel këto ditë në Galerinë e Artit të Pogradecit, në praninë e vetë artistit, miqve të tij, kolegëve, artdashësve dhe studiuesve të artit. Sipas piktorit Anastas Kostadini (Taso), titulli i ekspozitës lidhet me atmosferën...
Burimi:
sot.com.al