Filmi “Odisea”, Ilir Harxhi: Nolan është spektakolar, por filmi me BekimFilmi “Odisea”, Ilir Harxhi: Nolan është…
Nga Julia VRAPI Filmi “The Odyssey” i regjisorit Christopher Nolan po ngjall diskutime mes kritikëve dhe kineastëve për mënyrën se si është sjellë në ekran. I bazuar në veprën “Odisea” të Homerit, filmi është komentuar edhe nga regjisori shqiptar Ilir Harxhi. Regjisori Harxhi vlerëson shkallën e realizimit të filmit, duke u ndalur te detajet artistike, interpretimi dhe zgjedhjet regjisoriale që i japin forcë rrëfimit, por evidenton edhe disa elemente, që sipas tij ndikojnë në përjetimin e veprës. “Pashë filmin “The Odyssey” të Christopher Nolan. Ky është film që të imponon respekt për shkallën e realizimit. Çdo detaj është punuar me kujdes dhe pothuajse çdo personazh që rrethon Odiseun të mbetet në kujtesë. Matt Damon më bindi plotësisht në rolin e Odiseut, duke përballuar bindshëm transformimin...
Burimi:
sot.com.al