“Gratë e rreme” të propagandës, si funksionon rrjeti i profileve anonime në mbështetje të Vetëvendosjes

“Gratë e rreme” të propagandës, si funksionon rrjeti i profileve anonime në mbështetje të Vetëvendosjes

Në një hapësirë publike ku beteja politike zhvillohet më ashpër në Facebook dhe në rrjete sociale, se sa në Kuvend, Gazeta Nacionale ka raportuar vazhdimisht për një fenomenin e veçantë: profile të dyshuara si të rreme, të ndërtuara me emra dhe fotografi grash, të cilat prodhojnë dhe shpërndajnë në mënyrë intensive, sistematike dhe të koordinuar përmbajtje në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kundër kritikëve të saj. Përmes nëntë artikujve e gjashtë videove, të publikuar në periudha të ndryshme, Nacionale ka dokumentuar emrat e llogarive, ritmin e publikimeve, ndryshimet e identitetit, ndërveprimet mes tyre dhe mënyrën se si të njëjtat mesazhe amplifikohen në grupe të mëdha politike. Në qendër të raportimeve janë profile si “Lule Gjeli”, “Sara Blakqori”, “Jona Qitaku” – më vonë “Jona Çitaku”, “Selvije...