Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

Një zjarr ka rënë gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil. Zjarri është shfaqur pas orës 03:00 të mëngjesit. Në zonë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa drejtori i zjarrfikësve të Sarandës konfirmon se zjarri është vënë nën kontroll. Për momentin nuk ka të dhëna të konfirmuara për dëme apo për shkaqet e zjarrit.