Kur pritet zyrtarizimi i euros? Plani i integrimit dhe detyrat e Bankës së Shqipërisë

Kur pritet zyrtarizimi i euros? Plani i integrimit dhe detyrat e Bankës së Shqipërisë

Euroja do të bëhet monedha zyrtare e vendit tonë pasi Shqipëria të jetë pjesë e BE-së. Një gjë e tillë përcaktohet edhe në projektligjin e ri “Banka e Shqipërisë”. Jo vetëm që euroja do të jetë monedha me të cilën qytetarët do të blejnë shërbimet, kreditë dhe do të mbajnë depozitat, por gjithashtu në këtë ligj përcaktohen edhe rregullat që duhet të ndjekë Banka e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bankës Qendrore Evropiane. Është kapitulli XV i këtij ligji që tregon se është Banka e Shqipërisë ajo që do të kujdeset për hedhjen e euros në treg. Bankës së Shqipërisë i ngarkohet hedhja në qarkullim dhe tërheqja e kartëmonedhave dhe monedhave euro, si dhe përshtatja e dizajnit të monedhave sipas rregullave përkatëse të Bashkimit...