U shpëtuan nga mbytja afër Sazanit, largimi me gomone i 11 emigrantëve u organizua nga një afgan
Largimi me gomone drejt Italisë e 11 emigrantëve të huaj, të cilët rrezikuan të mbyteshin pranë ishullit të Sazanit, ishte i organizuar nga një egjiptian, po ashtu i pranishëm në mjetin lundrues në momentin e shpëtimit nga Forcat Delta dhe Policia Kufitare. Blutë e Vlorës bëjnë me dije se 43-vjeçari nga Afganistani kishte organizuar, nga Greqia, futjen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri të 10 të huajve, me qëllim transportimin e tyre më pas drejt Italisë. Gomonen e kishte marrë në Seman, Fier, në vendin që i ishte dërguar si lokacion nga një shqiptar, për të cilin policia po punon për ta identifikuar. 43-vjeçari nga Afganistani është arrestuar, ndërsa janë vënën nën hetim 10 emigrantët e tjerë nga Haiti, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Liberia. Njoftimi...
Burimi:
sot.com.al