Tërmet me magnitudë 5 ballë

Tërmet me magnitudë 5 ballë

Bota E Shtunë, 18 Korrik 2026 09:00 Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e kësaj të shtune rrethin Battalgazi në provincën Malatya, në lindje të Turqisë. Sipas Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet u regjistruan në orën 06:20 sipas kohës lokale dhe u ndjenë edhe në provincat fqinje Elazig, Adiyaman, Tunceli dhe Sanliurfa. Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar.