Zhvillimi nuk është vetëm pagë, por dhe përmirësim i cilësisë së jetës së përditshme
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se kaq. I duhet një model zhvillimi ku përmirësimi i të ardhurave shoqërohet me përmirësimin e jetës së përditshme. Nëse qytetarët me arsim universitar e pasuniversitar, të ardhura të mira dhe perspektivë profesionale ndihen njësoj të pakënaqur sa ata me të ardhura të ulëta, problemi nuk është më vetëm ekonomik, por institucional. Pikërisht aty matet cilësia reale e zhvillimit të një vendi. Shqipëria vijon të ketë ndër pagat më të ulëta në rajon. Në vitin 2025, paga mesatare mujore bruto arriti në rreth 860 euro, ndërsa në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut ishte 30-50% më e lartë. Vetëm ky hendek do të ishte një arsye e mjaftueshme për pakënaqësi dhe...
Burimi:
syri.net