Kujdes/ Skema e re mashtruese në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror!

Kujdes/ Skema e re mashtruese në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror!

Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, duke apeluar për kujdes të shtuar ndaj një skeme të re mashtrimi kibernetik që synon marrjen e kontrollit të llogarive të aplikacionit WhatsApp. Sipas të dhënave zyrtare, janë konstatuar disa raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese. Mashtruesit përdorin pretekste të ndryshme – si ftesa për të votuar në konkurse online apo konfirmime veprimesh – për t'i nxitur përdoruesit të klikojnë. Më pas, viktimave u kërkohet të vendosin kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Përmes këtij kodi, autorët arrijnë të regjistrojnë llogarinë në një pajisje tjetër, duke shkëputur përdoruesin e vërtetë dhe duke marrë kontrollin e plotë të profileve. Njoftimi i policisë: NJOFTIM PËR QYTETARËT Policia e Shtetit apelon për...