Persona të bllokuar brenda një qendre tregtare në Japoni pas tërmetit të fuqishëm
Disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda një qendre tregtare në jugperëndim të Japonisë, pas një tërmeti të fuqishëm që goditi zonën, njoftojnë autoritetet. Sipas raportimeve paraprake, një shpërthim ka ndodhur në qendrën tregtare Aeon Mall në Kumamoto, pas tërmetit me magnitudë 7.1 ballë, i cili ka shkaktuar plagosjen e disa personave. Tërmeti goditi ishullin Kyushu rreth orës 16:27 sipas kohës lokale (07:27 GMT). Më shumë se 150 mijë banorë u udhëzuan të zhvendoseshin në qendra evakuimi, ndërsa një paralajmërim për cunami, i lëshuar menjëherë pas lëkundjeve, u hoq brenda një ore. Japonia është ndër vendet më të prekura nga aktiviteti sizmik në botë, ku regjistrohen rreth 1 500 tërmete çdo vit. Agjencia Meteorologjike Japoneze ka paralajmëruar për mundësinë e lëkundjeve të forta pasuese, për...
Burimi:
syri.net