Aksident në portin e Durrësit, drejtuesi i një furgoni përplaset nga kamioni, transportohet në spital

Aksident në portin e Durrësit, drejtuesi i një furgoni përplaset nga kamioni, transportohet në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durrësit, ku drejtuesi i një kamioni është përplasur nga mjet tjetër i tonazhdit të rëndë. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i kamionit i cili ka kombësi kosovare, ndodhej jashtë automjetit të tij kur është goditur papritur nga një kamion. Nga përplasja ai ka mbetur i plagosur, ndërsa është bërë transportimi i tij i menjëhershën në spital, në të cilin po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij raportohet e rëndë, teksa në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit si dhe të zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes.