Po vuante dënimin për vrasjen e ’97-ës, i dënuari ndërron jetë në Burgun e Fierit
Artur Doku alias Gent Sherifi është i dënuari me 13 vite e 5 muaj burg që ka ndërruar jetë këtë të martë në qelitë e Burgut të Fierit. Ai ndodhej atje prej afro tre vitesh, pasi u zbulua në Itali dhe u ekstradua në Shqipëri, ku ishte shpallur fajtor për një vrasje në 1997. Paraprakisht, bëhet me dije se ky shtetas kishte pasur probleme shëndetësore dhe për shkak të komplikacioneve me zemrën, ka ndërruar jetë. Mjekët e institucionit kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, nuk e kanë rikthyer dot në jetë. 50-vjeçari, i dënuar me 13 vite e 5 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, fshihej prej gati 26 vitesh në lagjen Barriera të Milanos. Ai kishte ndërruar edhe emrin e tij para se...
Burimi:
ntv.al