Kosova sekuestron asete në vlerë prej 1 milion eurosh të një rrjeti të trafikimit të drogës
Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan një operacion, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare, duke sekuestruar asete në vlerë prej 1 milion eurosh. Prokuroria Speciale e Kosovës tha se operacioni u realizua në kuadër të një hetimi për pastrimin transnacional të parave të nxjerra nga trafikimi i drogës. Në të u përfshin autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust. Prokuroria Speciale tha se bazuar në analizat e materialit të sekuestruar nga autoritetet italiane, u bë e mundur që të identifikoheshin llogaritë bankare, interesat e biznesit, pasuritë e paluajtshme dhe automjetet me vlerë të lartë në pronësi të një çifti të martuar shtetas të Kosovës, që banojnë në Itali. “Çifti, i cili është nën hetim penal në Itali me dyshimin për...
Burimi:
vizionplus.tv