Gjykimi në Hagë, Serwer: Jam penduar që kam mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara
Profesori amerikan, Daniel Serwer ka folur lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u shpreh se është penduar që ka mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara, pasi që sipas tij mbajtja në paraburgim e katërshes së UÇK-së, si para fillimit të gjykimit ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor për kohë të gjatë është e pajustifikuar. Ai përmendi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin tha se nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në. “Sigurisht që nuk e kam idenë se çfarë vendimi do të marrin. Ajo që do të thosha është se pendohem që e kam mbështetur krijimin e këtyre Dhomave të Specializuara, sepse mendoj se paraburgimi i gjatë, si para fillimit të gjykimit ashtu edhe gjatë procesit...
Burimi:
ntv.al