Flakët shkrumbojnë resortin në Sarandë, digjet plotësisht “Mesopotam Agroturizëm”
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele resortin “Mesopotam Agroturizëm”, në aksin rrugor Sarandë–Syri i Kaltër, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke shkrumbuar plotësisht strukturën. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë rreth orës 05:30 dhe janë përhapur me shpejtësi në ambientet e resortit. Pavarësisht ndërhyrjes, zjarri ka përfshirë të gjithë strukturën, duke e dëmtuar rëndë. Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Në vendngjarje pritet të kryhen verifikime dhe veprime hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të flakëve. “Mesopotam Agroturizëm” ishte një prej investimeve turistike të realizuara vitet e fundit në zonën e Mesopotamit. Resorti, i ndërtuar rreth tre vite më parë, ishte kthyer në një pikë të njohur përgjatë aksit që lidh Sarandën...
Burimi:
ntv.al