Paniku në mesnatë/ Zbulohen identitetet e 6 të lënduarve nga zjarri
Janë identifikuar gjashtë personat që mbetën të lënduar nga zjarri i fuqishëm që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn”, në Lungomare të Vlorës. Të lënduarit janë kryesisht të rinj, të moshave 20 deri në 30 vjeç. Ata janë Ndorina Rexhepi, 25 vjeç; Arlinda Rexhepi, 27 vjeç; Erza Grainca, 21 vjeç; Aldo Kasimi, 30 vjeç; Ana Dyrmishi, 25 vjeç dhe Luan Saliu, 21 vjeç. Zjarri ka rënë rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të hotelit, në lagjen “10 Korriku”. Sipas hetimeve paraprake, flakët dyshohet se kanë nisur në ambientet e restorantit dhe më pas janë përhapur në pjesë të tjera të godinës. Përballë situatës së krijuar, disa prej pushuesve janë përpjekur të largohen nga hoteli, ndërsa disa prej tyre, në përpjekje për...
Burimi:
ntv.al