Mesazhi i Amerikës për Kurtin sipas The Economist: injoroni evropianët dhe blini gazin tonë

Mesazhi i Amerikës për Kurtin sipas The Economist: injoroni evropianët dhe blini gazin tonë

Revista prestigjoze britanike The Economist i ka kushtuar një artikull të veçantë çështjes së Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG), duke përmendur edhe presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës për t’u përfshirë në projektet e tyre energjetike, madje edhe duke anashkaluar rregullat e Bashkimit Evropian.The Economist ka kujtuar se Kosova aktualisht nuk ka asnjë tubacion që e lidh me rrjetet e gazit në rajon, kryesisht për shkak të refuzimit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, i cili në vitin 2021 pezulloi projektin për lidhje me Maqedoninë e Veriut.E përjavshmja britanike sugjeron se kryeministri Kurti “mund të vazhdojë me ndërtimin e tubacionit” pas paralajmërimit të ambasadës amerikane në Prishtinë.“Mesazhi nga Amerika është i qartë: nëse dëshironi mbështetjen tonë, injoroni evropianët dhe blini gazin tonë”, shkruan...