Sali Berisha mbron privatizimet, ish kryeministri: Ishin në qendër të programit të PD. Gazmend Oketa: Nuk pati presion për “Partizanin”

Sali Berisha mbron privatizimet, ish kryeministri: Ishin në qendër të programit të PD. Gazmend Oketa: Nuk pati presion për “Partizanin”

Dëshminë e ish- ministrit të Kultures, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e parë të tij,  ish kryeministri Berisha e sheh si të vërtetë absolute. Dy javë më parë në gjykatën e posaçme Ylli Pango dëshmoi për procesin Partizani ku i pandehur është Berisha, me dhëndrin e tij dhe tre persona të tjerë, duke thënë se ka zbatuar programin e Partisë Demokratike për cështjen e pronave. “Ajo ka qenë mbajtje e fjalës. Nuk ndaja fjalën nga vepra. Kisha premtuar privatizimin e objekteve të privatizueshme dhe kam proceduar me shpejtësinë më të madhe. Ju duhet ta dini, t’ju jap një shifër, qeveria e Partisë Demokratike ka privatizuar në një vit sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar 104 mijë objekte dhe sipërmarrje të vogla e të mesme. Pra, privatizimi është...