‘Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi’, rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Institucionet dështuan
Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku u qëlluan me armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre, Refit Buzi. Në një prononcim për gazetaren e Euronews Albania, Matilda Braho, në emisionin Review, vëllai i Kostës rrëfeu momentet e para të ngjarjes dhe ngriti akuza ndaj institucioneve, duke pretenduar se kërcënimet e vazhdueshme nga autori ishin denoncuar prej kohësh. “Kam qenë në gjumë në shtëpi. Ishte rreth orës 05:20-05:30 kur dëgjova krismat. U zgjova menjëherë, dyshova se kishte ndodhur diçka e rëndë, njoftova Policinë dhe mora makinën për të shkuar atje. Kur mbërrita, ai kishte qëlluar, kishte marrë mbesën dhe ishte larguar. Më pas erdhën ambulanca dhe Policia”, tha...
Burimi:
sot.com.al