Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Një zjarr ka rënë në Malin e Çipinit në Vlorë, ku flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me peme dhe shkurre, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje. Për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e kufizuar. Forcat po punojnë për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.
Burimi:
argjiroja.net