Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj thirrjes së kryeministrit Edi Rama për t’u dhënë shqiptarëve “besën”, duke e cilësuar këtë koncept të shenjtë dhe të papajtueshëm me retorikën politike. Përmes një postimi në Facebook, Koçeku shkruan se besa është një marrëveshje e pashkruar mes njerëzve, e lidhur ngushtë me traditën, vendlindjen dhe tokën, ndaj nuk mund të përdoret si slogan. “Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çka asht besa. Së pari, besa asht nji kontratë e pashkrueme mes njerëzish dhe, si e tillë, asht thellësisht natyrore,” shprehet ajo. Sipas Koçekut, ata që e shohin tokën vetëm si hapësirë për ndërtime apo resorte turistike nuk mund ta kuptojnë domethënien e këtij koncepti. “Ata që e shohin tokën veç si truall për...