Kapet me armë pranë parkut “Aqif Pasha”, përfundon në pranga 21-vjeçari në Elbasan
Një 21-vjeçar, ka rënë në prangat e bluve të Elbsanit pasi u kap në afërsi të parkut “Aqif Pasha”, i armatosur me pistoletë. Sipas policisë, pas sigurimit të informacioneve se një person lëvizte me armë zjarri, u organizua ndërhyrja e menjëhershme, e cila çoi në kapjen e Jurgest Selamit. Gjatë kontrollit në çantën e tij (marsup) u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, së bashku me krehërin dhe disa fishekë, të cilat 21-vjeçari i posedonte pa leje. Njoftimi i Policisë: Elbasan/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni i koduar “Indicia”, kundër armëmbajtjes pa leje. Kapet në afërsi të parkut “Aqif Pasha”, i armatosur me pistoletë me municion, dhe vihet në pranga 21-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me krehrin dhe disa fishekë. Në vijim të...
Burimi:
sot.com.al