Kafshohet nga nepërka me bri në Valbonë, turistja dokumenton minutë pas minute betejën për mbijetesë

Kafshohet nga nepërka me bri në Valbonë, turistja dokumenton minutë pas minute betejën për mbijetesë

Peripecitë e një turisteje të huaj në Alpet Shqiptare janë bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo ndau minutë pas minute betejën e saj për mbijetesë, pasi u kafshua nga nepërka me bri, gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri. Amy, e cila prej tre vitesh e gjysmë jeton në Zelandën e Re, tregon se ngjarja ndodhi më 21 qershor, rreth orës 10:19, teksa po vraponte në një shteg malor pranë Valbonës. Menjëherë pasi u kafshua, ajo filmoi gjarprin për ta identifikuar më vonë, u ul në shteg dhe telefonoi numrin e emergjencës 112. Për shkak të terrenit të vështirë dhe vështirësive në komunikim, ndihma nuk arriti ta lokalizonte menjëherë. Më pas, Amy telefonoi babanë e saj në Australi, i cili i kërkoi të dërgonte...