Zjarr në Hekal të Ballshit, digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë paraditen e sotme fshatin Hekal, në Bashkinë Mallakastër. Flakët u shfaqën rreth orës 09:00 dhe përfshinë një sipërfaqe prej disa hektarësh me ullinj dhe shkurre. Sipas të dhënave paraprake, të raportuara nga gazetarja e RTSH, Laoreta Rroshi, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia gjatë djegies së barit të thatë për pastrimin e tokave bujqësore. Megjithëse vatra e parë u shua nga zjarrfikësit e Ballshit, era e fortë riaktivizoi flakët në mesditë, duke vështirësuar operacionin e shuarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të ndihmuara edhe nga repartet e Fierit. Për shkak të afërsisë me territorin e Parkut Arkeologjik të Bylisit, operacioni ka vijuar edhe me ndërhyrje nga ajri. Pas disa orësh përpjekjesh, zjarri është...
Burimi:
javanews.al