Tërmetet shkatërruese në Venezuelë! Bilanc tragjik viktimash, mbi 68 mijë të zhdukur
Mbi 68 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur në Venezuelë, disa ditë pasi vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme që shkaktuan shkatërrime të mëdha dhe një bilanc tragjik viktimash. Dy lëkundjet sizmike me magnitudë 7.2 dhe 7.5, që goditën vendin të mërkurën, kanë lënë të paktën 1,430 të vdekur dhe 3,238 të plagosur, ndërsa mijëra banesa dhe ndërtesa janë shembur. Sipas Euronews, në operacionet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar rreth 30 mijë specialistë venezuelianë, të mbështetur nga ekipe ndërkombëtare që kanë mbërritur nga e gjithë bota. Autoritetet po vijojnë përpjekjet për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, edhe pse kanë kaluar 72 orët e para, të konsideruara si periudha më vendimtare për shpëtimin e jetëve. Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, bëri të...
Burimi:
javanews.al