Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit
Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës–Tiranë, në afërsi të zonës së Maminasit. Përplasja, e cila fatmirësisht nuk ka shkaktuar pasoja të rënda në njerëz, ka sjellë bllokim të qarkullimit në këtë aks të frekuentuar. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, shkak për incidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e drejtuesve të automjeteve, çka ka bërë që ata të humbasin kontrollin dhe të përplasen me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë. Ata kanë marrë menjëherë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Efektivat e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pak momente pas aksidentit. Prania e tyre ka shërbyer për...
Burimi:
javanews.al